Gjergj Vyshka 16.02.2016 09:50
Kombëtarja në basketboll për femra, që drejtohet nga trajneri Erdal Borova dhe ndihmësja Elvira Xhyra, dje ka nisur përgatitjet e saj për dy ndeshjet e radhës të Eliminatoreve të Evropianit.
Siç dihet të shtunën kjo kombëtare do të jetë përballë Britanisë së Madhe në fushë të huaj, ndërsa të mërkurën e ardhshme në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet do të presë Italinë.
Shqipëria e koshit për femra do të stërvitet në Tiranë deri më 18 shkurt, sepse të premten do të udhëtojë drejt Britanisë së Madhe nëpërmjet linjës ajrore Tiranë-Stamboll-Londër.
Ndeshja është të shtunën dhe më 21 shkurt kthehen në Shqipëri. E hëna dhe e marta më pas do të jetë për përgatitjet e ndeshjes së radhës, atë me Italinë, e cila vjen në Tiranë ditën e ndeshjes.
Shpresohet për një përfaqësim dinjitoz të kombëtares sonë në basketboll për femra për të mos pasur ato humbje si me Italinë me 83 pikë diferencë (38-121), apo me Malin e Zi me 60 pikë diferencë (39-99).