Basketboll – Femra / Kapobianko nuk lëshon: Dua një Itali të përqendruar!

Share Button

Flamuri-top-italia

Gjergj Vyshka 24.02.2016 13:20

Përfaqësuesja e Italisë në basketboll për femra ka mbërritur dje pasdite në Tiranë, atje ku sot do të luajë ndaj Shqipërisë në ora 18:00 në ndeshjen e parë të kthimit për grupin e Eliminatoreve të Kampionatit Evropian 2017. Italia është kryesuese e grupit C dhe kjo ka ardhur pas fitores së shkëlqyer në Skio të shtunën e kaluar ndaj Malit të Zi, teksa përpara 2,500 shikuesve ka fituar me një pikë diferencë, 57-56.
Në ndeshjen e parë, që është luajtur më 21 nëntor të vitit të kaluar në Luka, Italia ka fituar përballë Shqipërisë, 121-38. Dhe pse ndeshja nuk është aq e vështirë sa mund të parashikohet, stafi teknik me në krye trajnerin Andrea Kapobiankon nuk ka asnjë arsye për të ulur ritmin dhe vëmendjen. Dhe këtë ka kërkuar nga skuadra për ndeshjen e Tiranës.
“E kam parë disa herë ndeshjen me Malin e Zi, – ka thënë Andrea Kapobianko, – dhe kam dalë në disa përfundime. Së pari, cilësia e sulmit tonë nuk ka qenë në nivelin e lartë, por në mbrojtje vajzat kanë qenë të jashtëzakonshme. Dhe nuk është e rastësishme që një skuadër shumë e rrezikshme si Mali i Zi shënon 56 pikë, 19 pikë prej të cilave me gjuajtje të lira.”
“Mendërisht kemi qenë gjithnjë atje, edhe në momentet më të këqija, apo kur duket që ndeshja po na ikte nga duart, – ka vijuar trajneri italian. – Jam shumë i kënaqur pikërisht në anën psikofizike të skuadrës, e cila pati forcën e përmbysjes, ndërsa dy minuta nga fundi ka qenë me gjashtë pikë diferencë prapa. Dhe ia dolëm. Vijmë në Shqipëri me idenë e madhe që kemi një grup, i cili kërkon të rritet vazhdimisht dhe që nuk kënaqet me pak.”
“Të gjitha vajzat kanë punuar mirë këto ditë. Për respektin që kërkojmë të përcjellim në Shqipëri dhe për vetveten shkojmë në Tiranë shumë të përqendruar. Më vjen keq vetëm për problemin fizik që i ka ndodhur Laura Spreafikos, që në Skio ka konfirmuar cilësitë e mëdha njerëzore dhe teknike”, ka përfunduar trajneri i përfaqësueses së Italisë në basketboll për femra, Andrea Kapobianko.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh