Gjergj Vyshka 09.12.2015 08:50
Skuadra që në letra ka për trajner Erkand Karajn, por që dje është drejtuar përsëri prej Roland Avramit (trajneri i Tiranës për meshkuj), ka ditur të triumfojë përballë një Studenti që pa Memën e dëmtuar e ka më shumë se sa të vështirë. Kamza Basket në basketboll për femra është skuadra e parë e kualifikuar për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, teksa dje pasdite ka mundur Studentin në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Skuadra që në letra drejtohet nga Erkand Karaj, por që në fakt dje në stol ka pasur përsëri Roland Avramin (trajneri i Tiranës në basketboll për meshkuj) e ka pasur më të lehtë përballë Studentit që pa Memën e dëmtuar e ka më shumë se sa të vështirë.
Me përjashtim të një periode të parë të ekuilibruar, atje ku Studenti ka qenë në avantazh deri në rezultatin 7-6, më pas ka përmbysur Kamza Basket 13-14 dhe përsëri ka kthyer skuadra e Mitkut, pjesa tjetër ka qenë e dominuar nga mikeshat. Studenti e ka fituar pjesën e parë 22-20, por e ka të vështirë të përballojë ritmin e Kamza Basket. Sepse përtej organizimit të Metanit, Lalaj si lojtare me përvojë, por dhe Naçollari, Shima e Halili e më pas dhe Kici e Jani e kanë të vështirë të marrin Studentin përdore për ta çuar tek fitorja. Pra skuadrës së Mitkut në mungesë të Memës së dëmtuar nuk ka një pikë mbështetjeje të fortë.
E kundërta ndodh me Kamza Basket, që dje me Vatën në formë, por dhe me Sokolin, Matkën, Memçajn, Oruçin, Ymerin, Hoxhën, Sinanin e Bakallin ia ka dalë të jetë fituese. Diferencën e ka bërë pjesa e dytë, të cilën Kamza Basket e ka fituar 8-20 duke shkuar në pushim me epërsinë 30-40. Epërsi që ka ardhur duke u thelluar, ndërsa në fund të periodës së tretë fituar përsëri nga Kamza Basket, 15-16, ka shkuar në 11 pikë diferencë, 45-56. Për të mbetur në përfundim të dhjetëminutëshin të katërt me 14 pikë diferencë, 55-69, sepse kjo skuadër e ka fituar dhe këtë pjesë 10-13.
Përfundimisht një ndeshje e qetë, pa asnjë kontestim, atje ku secila palë ka pranuar rezultatin përmbyllës që ishte në favor të Kamza Basket, 55-69. E kështu ky ekip ka kaluar në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ndërsa sot priten dhe tre të tjerat.
Studenti – Kamza Basket 55-69
(22-20, 8-20, 15-16, 10-13)
Studenti: Lalaj (24), Metani (10), Shima (4), Naçollari (8), Halili (9) / Kici, Jani. Trajnere: F. Mitku
Kamza Basket: Vata (22), Sokoli (16), Matka (11), Memçaj (10), Oruçi (2) / Ymeri (5), Hoxha (3), Sinani, Bakalli. Trajner: E.Karaj
Gjyqtarë: E. Allaraj, G. Hoxha (Tiranë)
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Femra
Çerekfinalet:
Dje:
Studenti – Kamza Basket 55-69
Sot:
Skënderbeu – Elbasani ora 16:00
Flamurtari – Goga Basket ora 17:00
Tirana – Vllaznia ora 18:30