AlbanianSport.com 03.12.2014 09:20
ASNN – Edhe basketbolli i femrave ka luajtur dje 3 nga 4 takimet e saj të çerekfinaleve, ndërsa takimi i fundit, ai midis Tiranës dhe Studentit, do të luhet sonte, në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, duke nisur nga ora 15:00.
Flamurtari është kualifikuar për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, por skuadra e Viron Toskës ka vuajtur, pasi është luftuar pikë për pikë në pjesën e fundit, por në mbyllje vlonjatet janë fituese me shifrat 79-74.
Apolonia nuk ka lëshuar “pe” ndaj Skënderbeut, ndërsa në ndeshjen e cila është luajtur dje në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ka dominuar në të gjitha pjesët, duke e mbyllur ndeshjen me diferencën e thellë prej 30 pikësh, 76-46.
Kamza Basket ia ka dalë me vështirësi të jetë gjysmëfinaliste e Kupës së Shqipërisë. Skuadra e Roland Avramit ka fituar 54-51 në një ndeshje shumë interesante përballë Vllaznisë që erdhi si favorite.
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Femra
Çerekfinalet:
2 dhjetor:
Flamurtari – Elbasani 79-74
Apolonia – Skënderbeu 76-45
Kamza Basket – Vllaznia 54-51
3 dhjetor:
Tirana – Studenti (15:00)