Gjergj Vyshka 29.10.2016 10:40
Goga Basket, kryesuesja e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit të Femrave, dje jo vetëm që ka realizuar fitoren e tretë të fillimsezonit, por ka qenë pa mëshirë në përballjen me Kamza Basket në Bathore.
Ka fituar me plot 47 pikë diferencë dhe nuk e ka pasur problem suksesin, ndërsa ndryshimet mes skuadrës së Henri Mojës dhe Maksim Kristos kanë qenë të mëdha. Që në pjesën e parë, të cilën Goga Basket e ka fituar 19-33.
Pra, me plot 14 pikë diferencë, është bërë e dukshme se skuadra durrsake e ka të sigurt suksesin. 19-4 është pjesa e dytë dhe Goga Basket ka shkuar në dhomat e zhveshjes në pushim me një rezultat total 52-23.
Epërsi që ka ardhur duke u thelluar në të tretën, që skuadra e Mojës e ka fituar 29-10 dhe në total 81-33. E fundit është fituar nga Kamza Basket 24-23, që vetëm ka ngushtuar humbjen, e cila është në shifrat 57-104 për Goga Basket.
Kamza Basket – Goga Basket 57-104
(19-33, 4-19, 10-29, 24-23)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 3-të
(28-29 tetor 2016)
Të premten:
Kamza Basket – Goga Basket 57-104
Të shtunën:
Flamurtari – Apolonia ora 11:00
Skënderbeu – Studenti ora 13:00
Elbasani – Vllaznia ora 13:00
Tirana pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Goga Basket 3 3 0 285-169 6
- Tirana 2 2 0 159-104 4
- Flamurtari 2 2 0 138-107 4
- Elbasani 2 1 1 142-136 3
- Kamza Basket 3 0 3 152-282 3
- Studenti 1 1 0 78-49 2
- Vllaznia 2 0 2 118-132 2
- Apolonia 2 0 2 119-197 2
- Skënderbeu 1 0 1 54-69 1