AlbanianSport.com 18.12.2016 20:20
ASNN – Ekipi i Elbasanit në basketboll për femra është mundur nga ai i Goga Basket, me shifrat 74-92. Ndeshja ka folur për vajzat mike, të cilat nuk e vunë në diskutim për asnjë çast fitoren.
Pjesa e parë u mbyll në shifrat 17-25, ndërsa diferenca u thellua më tej edhe gjatë pjesës së dytë, të cilën Goga Basket, e drejtuar nga trajneri Henri Moja, e ka fituar 12-21 dhe në pushim ka kryesuar 29-46.
Megjithatë, Elbasani përpiqet dhe e fiton pjesën e tretë 24-23 dhe ngushton në 53-69, ndërsa humb minimalisht edhe të fundit 21-23 dhe në përfundim, rezultati i përgjithshëm është 74-92 për Goga Basket.
ELBASANI – GOGA BASKET 74-92
(17-25, 12-21, 24-23, 21-23)
ELBASANI: Karaj, Zenuni, Xhyra, Qosja, Sylenji / Rusta, Mata, Vyshka, Ahmetaj, Selko, Shabani. Trajnere: E. Xhyra
GOGA BASKET: Duqi, Baraj, Lalaj, Hoxha, Memushi / Gjoshi, Qypi, Xhanaj, Harden, Papa, Mehmeti, Omerbashiç. Trajner: H. Moja
GJYQTARË: A. Bejko (Tiranë), B. Tafilica (Shkodër)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 8-të
(16-17 dhjetor 2016)
Të premten:
Kamza Basket – Skënderbeu 51-67
Studenti – Apolonia 78-50
Të shtunën:
Flamurtari – Tirana 87-90
Elbasani – Goga Basket 74-92
Vllaznia pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 7 7 0 520-412 14
- Goga Basket 7 6 1 599-394 13
- Flamurtari 7 6 1 545-452 13
- Vllaznia 7 4 3 474-415 11
- Studenti 7 4 3 458-436 11
- Elbasani 7 2 5 484-510 9
- Skënderbeu 7 2 5 425-472 9
- Apolonia 7 1 6 425-558 8
- Kamza Basket 8 0 8 414-695 8