Gjergj Vyshka 16.04.2016 08:55
Goga Basket e trajnerit Astrit Greva dhe ndihmësit të tij, Vladimir Xheka, ka treguar edhe një herë tjetër se nuk ka mëshirë për asnjë kundërshtar.
Madje të njëjtën gjë ka bërë edhe dje pasdite ndaj Studentit në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, në takimin që çeli javën e 19-të të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra.
Skuadra durrsake i ka dominuar të gjitha pjesët e lojës, të cilat i ka fituar përkatësisht 19-28, 11-21, 8-23 dhe 8-28. E në total 46-100 dhe një fitore bindëse e Goga Basket.
Takimet e tjera të kësaj jave luhen sot dhe Flamurtari pret Vllazninë, duke nisur nga ora 11:00, Kamza Basket ndeshet në shtëpi me Elbasanin, në takimin që nis në ora 13:00 dhe Tirana është mysafire në Korçë, ku do të përballet me Skënderbeun, në sfidën që nis në ora 17:00.
Studenti – Goga Basket 46-100
(19-28, 11-21, 8-23, 8-28)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 19-të
(15-16 prill 2016)
Të premten:
Studenti – Goga Basket 46-100
Të shtunën:
Flamurtari – Vllaznia ora 11:00
Kamza Basket – Elbasani ora 13:00
Skënderbeu – Tirana ora 17:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 18 18 0 1392-1108 36
- Goga Basket 19 15 4 1614-1211 34
- Vllaznia 18 11 7 1278-1194 29
- Tirana 18 11 7 1309-1261 29
- Studenti 19 6 13 1078-1333 25
- Skënderbeu 18 6 12 1140-1260 24
- Kamza Basket 18 5 13 939-1100 23
- Elbasani 18 1 17 1150-1397 19