Basketbollistë femra të Vllaznisë janë mundur sërishmi edhe në javën e dytë të kampionatit. Por nëse në ndeshjen e parë të këtij sezoni ndaj Tiranës u përcollën vlerësime dhe përgëzime për lojën mjaft të mirë të basketbollisteve kuqeblu, këtë radhë kanë zhgënjyer.
Mikeshat e Goga Basket, të drejtuara nga trajneri i tyre Henri Moja, janë shfaqur më të mobilizuara në fushën e lojës dhe duke qenë edhe më të qarta edhe në aspektin teknik dhe taktik. Ata janë vënë që në fillim në udhëheqje të rezultatit derisa pjesën e parë e kanë fituar 12-16.
E teksa pritej një reagim i shkodraneve, Goga Basket nuk lëshon terren dhe e mbyll edhe këtë pjesë me fitore, 17-22, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me epërsinë 29-38. Edhe pas pushimit Vllaznia është e mefshtë, ndërsa Goga Basket fiton dhe pjesën e tretë 15-22 duke udhëhequr 44-60.
Shkodranet, që kanë luajtur me vetëm 5 lojtare, e kanë fituar pjesën e fundit 16-13. Por në përfundim Goga Basket ka fituar 60-73 duke kryesuar me meritë kampionatin e basketbollit të femrave.
Vllaznia – Goga Basket 60-73
(12-16, 17-22, 15-22, 16-13)
Vllaznia: Mustafa, I. Dashja, Basha, A. Dashja, Berrania. Trajner: R. Rasha
Goga Basket: Lalaj, Memushi, Qypi, Mehmeti, Omerbashiç /Baraj, Hoxha, Papa. Trajner: H. Moja
Gjyqtarë: A. Dulçe, Y. Harasani (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e dytë
(22 tetor 2016)
Tirana – Kamza Basket 100-46
Flamurtari – Skënderbeu 69-54
Apolonia – Elbasani 67-89
Vllaznia – Goga Basket 60-73
Studenti pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Goga Basket 2 2 0 181-112 4
- Tirana 2 2 0 159-104 4
- Flamurtari 2 2 0 138-107 4
- Elbasani 2 1 1 142-136 3
- Studenti 1 1 0 78-49 2
- Vllaznia 2 0 2 118-132 2
- Apolonia 2 0 2 119-197 2
- Kamza Basket 2 0 2 95-178 2
- Skënderbeu 1 0 1 54-69 1