AlbanianSport.com 10.04.2016 17:15
ASNN – Elbasani është mposhtur në shtëpi nga Goga Basket në shifrat e thella 59-117, në takimin e fundit të javës së 18-të të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra.
Loja është dominuar nga mikeshat, të cilat i kanë fituar të gjitha pjesët. Kështu në të parën ato fituan 23-30, ndërsa në të dytën 12-30.
Edhe pas pushimit është e njëjta histori, sepse Goga Basket nuk toleron. Fitojnë të tretën 12-33 dhe të katërtën 12-24 dhe në total 59-117.
ELBASANI – GOGA BASKET 59-117
(23-30, 12-30, 12-33, 12-24)
ELBASANI: Karaj, Rusta, Xhyra, Sylenji, Qosja / Vyshka, Gjata, Zenuni, Selko, Ahmetaj. Trajnere: E. Xhyra
GOGA BASKET: Përmeti, Baraj, Turçinoviç, Xhanaj, Popoviç / Qypi, Mehmeti, Dishnica, Memushaj. Trajner: A. Greva
GJYQTARË: H. Trajer, S. Tafilica (Shkodër)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 18-të
(29 mars & 8-9 prill 2016)
Të martën:
Skënderbeu – Flamurtari 60-73
Të premten:
Studenti – Vllaznia 58-77
Kamza Basket – Tirana 54-67
Të shtunën:
Elbasani – Goga Basket 59-117
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 18 18 0 1392-1108 36
- Goga Basket 18 14 4 1514-1165 32
- Vllaznia 18 11 7 1278-1194 29
- Tirana 18 11 7 1309-1261 29
- Skënderbeu 18 6 12 1140-1260 24
- Studenti 18 6 12 1032-1233 24
- Kamza Basket 18 5 13 939-1100 23
- Elbasani 18 1 17 1150-1397 19