Gjergj Vyshka 11.03.2017 12:05
Tirana-Goga Basket është kryesfida e javës së 15-të të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra, e cila do të luhet në ora 17:00.
Dhe presidenti i Goga Basket, Perikli Goga, ka lajmëruar se në ora 15:30 do të niset nga Durrësi autobusi i Akademisë së klubit durrsak të basketbollit.
“Ndaj kush ka dëshirë të vijë ta ndjekë këtë ndeshje është i ftuar, – ka thënë ai. – Autobusi niset përpara Pallatit të Sportit “Ramazan Njala” në Durrës.”
“Ju mirëpresim”, është ftesa e Perikli Gogës për tifozët e Goga Basket në prag të një sfide të rëndësishme si kjo me bardheblutë e kryeqytetit.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 15-të
(10-11 mars 2017)
Të premten:
Studenti – Elbasani 82-53
Të shtunën:
Skënderbeu – Vllaznia ora 13:00
Apolonia – Kamza Basket ora 16:00
Tirana – Goga Basket ora 17:00
Flamurtari pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 13 11 2 1115-852 24
- Tirana 12 12 0 870-735 24
- Goga Basket 12 11 1 1104-650 23
- Vllaznia 13 7 6 884-839 20
- Studenti 13 7 6 874-838 20
- Elbasani 13 4 9 912-961 17
- Skënderbeu 12 4 8 756-877 16
- Apolonia 13 1 12 788-1111 14
- Kamza Basket 13 0 13 662-1196 13