AlbanianSport.com 09/03/2019 20:15
ASNN – Basketbolli i femrave këtë sezon ka një rivalitet të spikatur dhe për herë të parë në shumë vite “qendra e rëndesës” në këtë kategori është spostuar në kryeqytet, atje ku dy Tiranat, konkretisht SHKBF Tirana e trajnerit Erdan Borova dhe SHBF Tirana e trajneres Mirza Alibegaj, mbajnë vendet e para në renditje dhe kanë shanse më shumë për të fituar titullin e këtij sezoni.
Flamurtari është skuadra më e afërt rivalizuese e tyre në klasifikim, por vlonjatet këtë sezon nuk i kanë gjërat fort në terezi dhe këtë e vërtetoi dhe ndeshja e së shtunës me SHKF Tiranën, ku Flamurtar humbi 80-90, duke mos pasur mundësinë të afrohej në renditje mjaftueshëm sa të kërcënojë kreun, madje nuk arriti as ruajë ritmin me Tiranën e Alibegajt që ka 27 pikë, kundrejt 25 të vlonjateve.
Sa i takon ndeshjes, vajzat e SHKBF Tiranës fituan tri 10-minutëshat e parë, përkatësisht me shifrat 22-14, 21-16 dhe 23-19, duke bërë që të kishte një diferencë prej 17 pikësh 10 minuta para fundit. Megjithëse vlonjatet rikuperuan mjaft në 10-minutëshin e fundit, duke fituar me shifrat 21-14, por pa mundur ta thyejnë apo ta përmbysin ndeshjen.
E cila u fitua nga Tirana e Erdal Borovës me rezultatin 80-70, duke u konfirmuar si skuadra e kreut edhe pas javës së 15-të.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit Femra
Kategoria e Parë
Grupi A1
Java e 15-të
Të premten, 8 mars 2019:
SHBF Tirana – Vllaznia 89-51
(22-12, 25-18, 14-12, 28-9)
Studenti – Elbasani 65-61
(9-17, 18-14, 19-19, 19-11)
Të shtunën, 9 mars 2019:
Flamurtari – SHKBF Tirana (11:00)
Pallati i Sportit, Vlorë
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Pikë
- SHKBF Tirana 15 13 2 28
- SHBF Tirana 15 12 3 27
- Flamurtari 15 10 5 25
- Vllaznia 15 7 8 22
- Studenti 15 3 12 18
- Elbasani 15 0 15 15