AlbanianSport.com 02.11.2014 08:25
ASNN – Dy rivalet e kreut, Flamurtari dhe Tirana, kanë korrur fitore në ndeshjet e javës së 3-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra, duke mbajtur përkatësisht vendin e parë dhe të dytë, me nga përkatësisht 6 dhe 5 pikë.
Vlonjatet nuk kanë gabuar në Elbasan përballë ekipit vendas, duke fituar me 12 pikë epërsi, 78-66, ndërsa bardheblutë kanë triumfuar me 15 pikë epërsi, 72-57, në derbin e kryeqytetit ndaj Studentit.
Ndonëse aktualisht në vendin e 5-të, me 4 pikë, Apolonia, e cila ngadhënjeu bindshëm me 3 shifra, 102-62, në Bathore ndaj Kamza Basket, mbetet një kërcënim ndaj dyshes së kreut, edhe për arsye se deri më tani, për efekt kalendari, ka luajtur vetëm dy takime.
Takimi Përmeti-Vllaznia do të luhet sot, ndërsa Skënderbeu është pushim këtë javë. Pas Flamurtarit me 6 pikë e Tiranës me 5, renditen 4 skuadra me nga 4 pikë secila, ndërsa Vllaznia, Kamza Basket & Përmeti ende nuk e kanë shijuar fitoren.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 3-të
(1-2 nëntor 2014)
Kamza Basket – Apolonia 62-102
Elbasani – Flamurtari 66-78
Tirana – Studenti 72-57
Përmeti – Vllaznia (sot)
Skënderbeu pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
1. Flamurtari 3 3 0 244-176 6
2. Tirana 3 2 1 248-206 5
3. Skënderbeu 2 2 0 152-117 4
4. Studenti 3 1 2 190-198 4
5. Apolonia 2 2 0 187-121 4
6. Elbasani 3 1 2 208-243 4
7. Vllaznia 2 0 2 126-160 2
8. Kamza Basket 2 0 2 123-179 2
9. Përmeti 2 0 2 79-165 2