AlbanianSport.com 23.10.2014 07:35
ASNN – Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Femra ka luajtur dje 2 nga takimet e javës së tij të 6-të dhe Flamurtari ka bërë minimalen në Shkodër, duke fituar ndaj Vllaznisë me rezultatin 63-57 dhe duke ruajtur të paprekur kreun e renditjes me 6 fitore në po aq ndeshje.
Edhe Apolonia nuk ka lëshuar pè në ndjekjen e kreut, duke triumfuar në kryeqytet ndaj Tiranës, me rezultatin 68-62, dhe duke u ngjitur në kuotën e 10 pikëve. Të premten është luajtur ndeshja e parë e kësaj jave dhe pasi ka fituar ndaj Përmetit dhe Elbasanit në shtëpi, Studenti i Fiorentina Mitkut kanë mundur Kamza Basket.
Fishkëllima e fundit e gjyqtarëve Trajer e Bejko ka fiksuar shifrat 66-55 dhe hëpërhë, Studenti, të paktën në shtëpi, mban ritmin e fitoreve dhe po noton në “ujërat e “play-off”-it” final. Ndërsa Kamza Basket, për shumë e shumë arsye, ka shumë për të bërë për të qenë një skuadër rivalizuese në kampionat.
Sot në mesditë luhet ndeshja e fundit e javës, ku Përmeti do të presë Skënderbeun, ndërsa Elbasani është pushim.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 6-të
(21-23 nëntor 2014)
Vllaznia – Flamurtari 57-63
Tirana – Apolonia 62-68
Studenti – Kamza Basket 66-55
Përmeti – Skënderbeu (sot, ora 12:00)
Elbasani – pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 6 6 0 440-336 12
- Apolonia 5 5 0 433-301 10
- Studenti 6 3 3 391-389 9
- Tirana 5 3 2 385-318 8
- Skënderbeu 4 3 1 281-253 7
- Elbasani 5 2 3 356-397 7
- Vllaznia 6 1 5 399-448 7
- Kamza Basket 5 0 5 282-371 5
- Përmeti 4 0 4 199-361 4