AlbanianSport.com 17.04.2016 13:05
ASNN – Fitore pa shumë mund për Flamurtarin në basketboll për femra, që vijon të mos njohë asnjë rezultat tjetër këtë sezon. Edhe ndaj Vllaznisë, skuadra e drejtuar nga Viron Toska ka dominuar ndaj kundërshtarit duke regjistruar fitoren e radhës.
Ndeshja është vendosur që në pjesën e parë, që është fituar nga vendaset me rezultatin e thellë, 36-8, ndërsa më pas nuk ka pasur thuajse aspak histori për kundërshtaret, që nuk kanë arritur të kapin ritmin e Flamurtarit.
Një ndeshje e lehtë për Flamurtarin që në gjysmën e dytë ka luajtur kryesisht me vajzat e reja, duke parë edhe fitoren e regjistruar ndaj Vllaznisë së Shkodrës. Tashmë për Flamurtarin synimi mbetet vetëm titulli “kampion” dhe me këtë hap duket thuajse i siguruar pavarësisht se janë ende ndeshje për t’u luajtur.
Flamurtari – Vllaznia 88-60
(36-8, 16-22, 19-14, 17-16)
Flamurtari: Myrto, Bleta, D. Hasanaj, K. Hasanaj, Hysaj / Kasaj, Kostallari, Lloi, Palko, Plasa, Zykaj. Trajner: V. Toska
Vllaznia: I. Dashja, Berranija, Mustafa, Basha, Kraja / Çoçja, A. Dashja, Karajfili. Trajner: R. Rasha
Gjyqtarë: Y. Harasani, E. Tiko (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 19-të
(15-16 prill 2016)
Të premten:
Studenti – Goga Basket 46-100
Të shtunën:
Flamurtari – Vllaznia 88-60
Kamza Basket – Elbasani 84-51
Skënderbeu – Tirana 62-82
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 19 19 0 1480-1176 38
- Goga Basket 19 15 4 1614-1211 34
- Tirana 19 12 7 1391-1323 31
- Vllaznia 19 11 8 1338-1282 30
- Kamza Basket 19 6 13 1023-1151 25
- Skënderbeu 19 6 13 1202-1342 25
- Studenti 19 6 13 1078-1333 25
- Elbasani 19 1 18 1201-1481 20