Gjergj Vyshka 18.12.2014 11:35
Flamurtari dhe Apolonia janë dy skuadrat që sot do të diskutojnë finalen e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra, atje ku aktiviteti po zhvillohet në Vlorë.
Si Apolonia, ashtu dhe Flamurtari, e kanë pasur të lehtë daljen në finale, sepse si Tirana, ashtu dhe Kamza Basket nuk kanë rezistuar.
Fieraket kanë qenë pandalshme ndaj kryeqytetaseve të drejtuara nga trajneri Erdal Borova, duke fituar çdo pjesë të lojës dhe gjithë ndeshjen 81-55.
Në krahun tjetër, vendaset kanë bërë minimalen përballë Kamza Basket, në një takim që u karakterizua nga pikët e pakta të shënuara dhe ku Flamurtari fitoi 60-41.
Kësisoj, sot pritet një finale e ethshme, sepse Apolonia pretendon pretendon të thyejë dominimin e basketbollit shqiptare të femrave nga vlonjatet e Viron Toskës.
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Femra
Gjysmëfinalet”
Dje:
Apolonia – Tirana 81-55
(19-8, 20-16, 18-15, 24-16)
Flamurtari – Kamza Basket 60-41
(16-10, 16-8, 8-13, 20-10)
Finalja (sot)