Basketboll – Femra / FIBA Evropë e zyrtarizon, më 25 nëntor në Podgoricë

Share Button

FIBA-logo

Gjergj Vyshka 31.10.2015 14:30

Ndeshja e kthimit me Malin e Zi, e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2017, do të luhet në Shqipëri, më 19 nëntor të vitit të ardhshëm. Nisin ethet e Eliminatoreve për përgatitjen e skuadrës dhe për plotësimin e një infrastrukture moderne sipas kërkesave të ndërkombëtarëve.

Kështu, Federata Evropiane e Basketbollit dje në mesditë ka konfirmuar zyrtarisht se ndeshja Mali i Zi-Shqipëri, e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Evropian të basketbollit për femra për vitin 2017, do të luhet më 25 nëntor në Podgoricë, në ora 20:30.

Kështu kanë lajmëruar fillimisht drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Malit të Zi ndaj institucionit më të lartë të koshit, ndërsa më pas nga Ljubomir Mandiç ka qenë jo vetëm një konfirmim për këtë ndeshje, por për më tepër kanë kërkuar konfirmimin e Pallatit të Sportit.

Sepse ende kishin një pikëpyetje nëse do të luhet në “Sport Center Moraca”, apo jo. Ndonëse edhe në formularin e plotësuar për këtë ndeshje nga Mali i Zi është përmendur salla sportive ku do të luhet, e cila ka një kapacitet prej 4,500 vendesh të ulura.

Ndërkohë ndeshja e kthimit më 19 nëntor 2016 do të luhet në Shqipëri, atje ku zyrtarët shqiptarë duhet të konfirmojnë Pallatin e Sportit. E kjo jo vetëm për Malin e Zi, që është ndeshja e fundit eliminatore në fushën tonë, por dhe përballjet me Britaninë e Madhe dhe Italinë.

 

Kalendari i Shqipërisë në Eliminatoreve:

 

21 nëntor 2015         Itali – Shqipëri                      ora 18:00

25 nëntor 2015         Mali i Zi – Shqipëri               ora 20:30

20 shkurt 2016         Britani e Madhe – Shqipëri

24 shkurt 2016         Shqipëri – Itali

19 nëntor 2016         Shqipëri – Mali i Zi

23 nëntor 2016         Shqipëri – Britani e Madhe

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh