AlbanianSport.com 09.02.2017 14:30
Euroliga për femra ka rikthyer si vëzhgues në parket ndërkombëtarin e basketbollit shqiptar, Stavri Bello. Nuk e ka për herë të parë në këtë veprimtari për sezonin 2016-2017, sepse ka qenë edhe në ndeshje të tjera.
Dhe dje Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), ka qenë vëzhgues në ndeshjen e grupit A, Fenerbahçe-Visla Kan-Pak që u mbyll me fitoren e skuadrës vendase me shifrat 71-60 (18-19, 17-11, 22-12, 14-18).
Bello ka qenë vëzhgues për gjyqtarët Zoran Mitrovski (Maqedoni), Mishel Glod (Luksemburg) dhe Maka Kupatadze (Gjeorgji). Dhe, përgjithësisht, i aktivizuar në Kupat e Evropës gjerësisht, apo dhe në veprimtaritë e kombëtareve, Bello mbetet gjithnjë në vëmendjen e ndërkombëtarëve