AlbanianSport.com 31/08/2019 21:50
ASNN – Basketbollistja e Kombëtares së Shqipërisë në basketboll për femra, Enxhi Xhanaj, ka nëshkruar një kontratë me Prishtinën për edicionin 2019-2020, ka njoftuar ekipi kryeqytetas të premten.
Kësisoj Klubi i basketbollit të femrave, Prishtina, ka zyrtarizuar përforcimin e parë për edicionin e ri. Xhanaj, 1 m e 80 cm e lartë luan në pozicionet 3 dhe 4, kurse edicionin e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Tiranës.
“Lojtarja e Kombëtares së Shqipërisë dhe ekipit Tirana zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë për edicionin 2019-2020. Xhhanaj ishte pjesë e sukseseve të Tiranës në vitet e fundit, si dhe një ndër lojtaret kryesore të përfaqësueses së Shqipërisë”, ka shkruar Prishtina në njoftim.
Ekipi i Prishtinës edicionin e fundit fitoi të gjithë trofetë në basketbollin e femrave të Kosovës, kurse në edicionin e ri do të synojë të shkojë një hap më larg, teksa do të marrë pjesë në fazën e grupeve të “EuroCup”.