AlbanianSport.com 27.10.2016 08:50
ASNN – Elbasani luan aktin e dytë me Apoloninë, fiton edhe në Kupën e Shqipërisë. Elbasani ka mundur Apoloninë në basketboll për femra në Kupën e Shqipërisë, në shifrat 89-76, duke dominuar në lojë dhe mos e diskutuar kalimin për në turin tjetër.
Vendëset janë treguar më të sakta dhe kanë merituar gjithçka përballë mikeshave nga Fieri. Pjesa e parë u fitua nga elbasanaset 26-16, duke vendosur që në fillim diktatin. Në të dytin, diferenca thellohet edhe më tej.
Sepse janë sërish vajzat e Elbasanit që fitojnë, kësaj here në shifrat 25-12. Dhe, në total, shifrat janë fiksuar 51-28 në pushim të ndeshjes. Mikeshat nga Fieri zgjohen dhe arrijnë të fitojnë pjesën e tretë në shifrat 16-26.
Madje ato kanë shpresuar që të përmbysin gjithçka në pjesën e fundit. Mirëpo, nuk ndodh kështu, pasi ky 10-minutësh i fundit mbyllet në barazim 22-22 dhe krejt takimi u fitua nga Elbasani 89-76.
ELBASANI – APOLONIA 89-76
(26-16, 25-12, 16-26, 22-22)
ELBASANI: Karaj, Zenuni, Xhyra, Rusta, Qosja / Sylenji, Gjata, Mata, Vyshka, Ahmetaj, Selko, Shabani. Trajnere: E. Xhyra
APOLONIA: Iljazi, Begaj, Brakaj, Çuko, Kica / Lolaj, Demiraj, Tahiraj, Mahmutaj, Hyska, Lera, Kasaj. Trajnere: H. Çuko
GJYQTARË: M. Kasëmi (Vlorë), E. Shpuza (Shkodër)