AlbanianSport.com 23.10.2016 23:45
ASNN – Fitore e papritur për Elbasanin ndaj Apolonisë, që sezonin e kaluar ishte një skuadër për rekorde, sepse nuk arrinte të fitonte asnjë ndeshje.
E ka arritur suksesin pikërisht ndaj Apolonisë në Pallatin e Sportit në Vlorë, edhe pse pritej që të ishte krejt e kundërta, ndërsa mendohej se fieraket do të fitonin lehtësisht.
Dhe, në pjesën e parë është krijuar ky mendim, ku Apolonia kryeson ndaj skuadrës mike 17-15.
Por më pas ndodh çudia, teksa Elbasani ndryshon plotësisht në lojën e vet duke triumfuar në 10 minutat e dyta dhe mbyllur gjysmën e parë 32-37.
Vijon të luajë më mirë Elbasani, që e shton diferencën me dy pikë në pjesën e tretë, ndërsa në 10 minutat e fundit konfirmon fitoren.
Madje pjesën e fundit e ka fituar 16-31 dhe në total 67-89, ndërsa Apolonia ka bërë shumë gabime.
Apolonia – Elbasani 67-89
(17-15, 15-22, 19-21, 16-31)
Apolonia: Ilazi, Begaj, Veliaj, Çuko, Kica / Lolaj, Demiraj, Tahiraj, Mahmutaj, Hyska, Lera, Kasaj. Trajnere: H. Çuko
Elbasani: Karaj, Zenuni, Xhyra, Rusta, Qosja / Sulenji, Gjata. Mata, Vyshka, Ahmetaj, Selko, Shabani. Trajner: E. Xhyra
Gjyqtarë: E. Hoxhaj (Vlorë), G. Hoxha (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e dytë
(22 tetor 2016)
Tirana – Kamza Basket 100-46
Flamurtari – Skënderbeu 69-54
Apolonia – Elbasani 67-89
Vllaznia – Goga Basket 60-73
Studenti pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Goga Basket 2 2 0 181-112 4
- Tirana 2 2 0 159-104 4
- Flamurtari 2 2 0 138-107 4
- Elbasani 2 1 1 142-136 3
- Studenti 1 1 0 78-49 2
- Vllaznia 2 0 2 118-132 2
- Apolonia 2 0 2 119-197 2
- Kamza Basket 2 0 2 95-178 2
- Skënderbeu 1 0 1 54-69 1