AlbanianSport.com 19.03.2017 12:55
ASNN – Tirana ka mundur jo pa shumë vështirësi Elbasanin në basketboll për femra me shifrat e përgjithshme 75-57. Kryeqytetaset treguan një ritëm më të lartë loje duke fituar edhe me përmbysje ndaj elbasanasve.
Kështu pjesa e parë foli shumë mirë për vendaset, të cilat surprizojnë duke fituar 22-12. Mirëpo, në të dytën, “zgjohen” mikeshat dhe fitojnë 14-27 e në total, në pushim, shifrat janë 36-39 për Tiranën.
Pas pushimit të dy pjesëve, janë sërish vajzat nga Tirana që fitojnë të 3-tën, kësaj here në shifrat 10-17 dhe thellojë 46-56. Nuk ka më histori as në të katërtën, sepse vajzat bardheblu e fitojnë edhe atë 11-19 dhe, në përfundim, gjithë takimin me shifrat 57-75.
ELBASANI – TIRANA 57-75
(22-12, 14-27, 10-17, 11-19)
ELBASANI: Karai, Zenuni, Skuqi, Hasa, Qosja, Sylenji, Kasa, Selko, Vyshka, Ahmetaj, Mata, Shabani. Trajnere: E. Xhyra
TIRANA: Përmeti, Malësia, Këlleçi, Jankoviç, Gjoni, Bujari, Jaçe, Dishnica, Ahmataj, Popoviç, Aliaj. Trajner: R. Avrami
GJYQTARË: A. Bejko (Tiranë), S. Tafilica (Shkodër)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 16-të
(17-18 mars 2017)
Të premten:
Kamza Basket – Vllaznia 41-70
Të shtunën:
Flamurtari – Studenti 88-58
Goga Basket – Skënderbeu 84-44
Elbasani – Tirana 57-75
Apolonia pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Goga Basket 14 13 1 1274-765 27
- Tirana 14 13 1 1016-878 27
- Flamurtari 14 12 2 1203-910 26
- Vllaznia 15 8 7 1019-955 23
- Studenti 14 7 7 932-926 21
- Skënderbeu 14 5 9 875-1030 19
- Elbasani 14 4 10 969-1036 18
- Apolonia 14 2 12 873-1173 16
- Kamza Basket 15 0 15 765-1351 15