AlbanianSport.com 14.12.2014 08:50
ASNN – Janë luajtur dy takime të tjera të javës së 10-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra dhe Flamurtari ka bërë një formalitet 3-shifror në Korçë, duke fituar me rezultatin 100-70 ndaj Skënderbeut vendas dhe duke ruajtur hapin me Apoloninë kryesuese.
Ajo që padyshim bie në sy ishte fitorja 67-53, që Kamza Basket e vendit të parafundit ka korrur në fushën e vet ndaj Tiranës së vendit të 3-të. Duket se përvoja dhe puna e veteranit të pankinave të basketbollit shqiptar, Roland Avrami, po jep gradualisht frytet e saj tek skuadra e periferisë së kryeqytetit.
Apolonia e Astrit Grevës dhe Vladimir Xhekës duket se është kryesuese e denjë e basketbollit për femra, teksa të premten ka fituar thellësisht me 35 pikë diferencë në kryeqytet ndaj Studentit. Fieraket e kanë dominuar lojën, ndërsa i kanë fituar të katër pjesët, duke fiksuar në fund rezultatin përfundimtar 41-76.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 10-të
(12-14 dhjetor 2014)
Të premten:
Studenti – Apolonia 41-76
Të shtunën:
Skënderbeu – Flamurtari 70-100
Kamza Basket – Tirana 67-53
Të dielën:
Përmeti – Vllaznia (ora 11:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
1. Apolonia 8 8 0 650-457 16
2. Flamurtari 8 7 1 596-474 15
3. Tirana 8 5 3 626-494 13
4. Skënderbeu 8 5 3 567-521 13
5. Studenti 8 4 4 496-527 12
6. Vllaznia 8 2 6 532-555 10
7. Kamza Basket 8 2 6 459-534 10
8. Elbasani 7 2 5 470-573 9
9. Përmeti 7 0 7 335-642 7