Basketboll – Femra / Britaniket na mundin me 86 pikë epërsi, 36-122

Share Button

Basketboll-Femra-GB-Albania-Zykaj

Gjergj Vyshka 21.02.2016 10:05

Një tjetër humbje e thellë për Kombëtaren e femrave të basketbollit, e cila dje, në kuadrin e Eliminatoreve të Kampionatit Evropian ka arritur një rekord të ri për këtë vit. Është mundur me 86 pikë diferencë nga Britania e Madhe, 122-36, përpara 1,000 shikuesve në Mançester, ndërsa më parë ishin mundur me 83 pikë diferencë nga Italia, 121-38 dhe me 60 pikë diferencë nga Mali i Zi, 99-39.

Një ndeshje që është dominuar totalisht nga Britania e Madhe, që më pas gjithçka e ka kthyer në argëtim. 35-9 ka qenë pjesa e parë për britaniket. 28-15 e dyta dhe në pushim vendëset kanë shkuar me epërsi 53-24. Epërsi që më pas ka ardhur duke u thelluar, kur pjesa e tretë ka përfunduar 32-7 dhe e katërta, 27-7 dhe në total 122-36 për Britaninë e Madhe.

Të mërkurën në “Asllan Rusi” do të jetë Italia, e cila dje ka fituar me vetëm një pikë diferencë ndaj Malit të Zi. Por që për vajzat kuqezi, edhe pse luajmë në fushën tonë, gjërat nuk kanë për të pasur ndonjë ndryshim të madh nga ajo që ka ndodhur në tre Eliminatoret e mëparshme. Sepse në fund të fundit, përtej dëshirës së lojtareve, ky është niveli mediokër që prodhon aktualisht basketbolli i femrave.

Dhe rekordet do të vijojnë të jenë edhe më të mëdha se 86 pikë diferencë dje në Britaninë e Madhe, 36-122. Kombëtarja kthehet sot në Tiranë, ndërsa të hënën e të martën do të bëjë stërvitje në “Asllan Rusi” për të qenë gati për sfidën ndaj Italisë, e cila në Shqipëri vjen ditën e ndeshjes.

 

Britani e Madhe – Shqipëri 122-36

(35-9, 28-13, 32-7, 27-7)

Britania e Madhe: Vanderval (15), Klark (15), Lid’ham (22), Stjuart (12), Xhons (10) / Hov (10), Kolins (7), Kempbëll (4), Simpson (8), Nejlor (3), Alen (8), Tomson (8). Trajner: H. M. Buseta.

Shqipëria: Zykaj (8), E.Bujari (5), Aliaj (4), Xhanaj (9), Myrto / Përmeti, Lalaj, Gjoni, G. Bujari, Dashja, Llazar (7), Qypi (3). Trajner: E. Borova

Gjyqtarë: R. Rusen Larsen (Danimarkë), B. Van Sloten (Holandë), S. Barrima (Portugali)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh