Gjergj Vyshka 11.11.2015 15:15
Trajneri: “Mos prisni mrekulli, rivalët që kemi në grup kanë diferenca të mëdha me ne. E rëndësishme është se kemi ndërtuar një kombëtare nën moshën 30 vjeç duke synuar të ardhmen e kësaj përfaqësueseje.” Siç dihet Shqipëria ballafaqimin e saj të parë do ta ketë më 21 nëntor në ora 18:00 ndaj Italisë vendësë dhe pas katër ditësh do të jetë në transfertën e Podgoricës ndaj Malit të Zi në ora 20:30.
Për këto dy ndeshje të para eliminatore, Borova ka grumbulluar 18 vajza, ndërsa ajo që do të mungojë, të paktën edhe sipas kryebankinës kuqezi, është Enisa Semanjaku për arsye personale. “Mos prisni mrekullira nga ne, – thotë Borova në një prononcim për mediat, – sepse kundërshtarët që kemi në grup jo vetëm që janë të vështira, por kanë edhe diferenca të mëdha me ne.”
“Do të mundohemi të bëjmë paraqitje dinjitoze, ndërsa kemi ndërtuar një kombëtare të moshës nën 30 vjeç për të menduar të ardhmen e kësaj skuadre, e cila duhet të jetë në vazhdimësi në arenën ndërkombëtare, – ka vijuar ai. Gjendja që kanë lojtaret nisur dhe nga ajo që kanë marrë gjatë përgatitjes për kampionat do të na ndihmojë të tregojmë vlerat tona, por sigurisht që nuk do të jetë e lehtë”.