Basketboll – Femra / Borova: Flamurtarin e mposhtëm falë… qetësisë

Share Button

Basketboll-Femra-Apolonia-Tirana-lufte-2015

AlbanianSport.com 08.04.2015 12:35

ASNN – Tirana e trajnerit Erdal Borova është tashmë një hap larg finales së madhe të “play off”- it të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra. Me gjithë disavantazhin e pjesës së parë (22-13) ndaj kampioneve në fuqi, basketbollistet e Tiranës nuk e ndien aspak veten inferiore duke bërë rokadën në lojë dhe rezultat në tri pjesët e tjera e duke shokuar Flamurtarin në shtëpi.

Gjysmëfinalja e radhës do të luhet sonte në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, një arsye më shumë veç kualiteteve që ka Tirana për të festuar kualifikimin e shpresuar më pas për kurorën e kampiones. Në një prononcim për të përditshmen sportive shqiptare, “Panorama Sport”, trajneri i Tiranës Erdal Borova ul euforinë përpara sfidës kryeqytetase duke theksuar se asgjë nuk është përcaktuar.

Nëse në njërën anë avantazhi 1-0 i bën me “krahë”, dëmtimi i titullares Popoviç i ka prishur jo pak planet “arkitektit” bardheblu. “Pa dyshim që ndeshja e parë në Vlorë ishte kryesore, – ka deklaruar ai për të përditshmen në fjalë. – Këtë u kërkova edhe vajzave para ndeshjes, të jepnin maksimumin për një rezultat të tillë. Dhe me meritë ky objektiv u arrit prej nesh. Por që në gjykimin tim ky avantazh nuk do të thotë asgjë.”

“Kualifikimi mbetet i hapur, – ka vijuar Borova. – Edhe ndeshja e ardhshme do të jetë po kaq vendimtare sa ajo e luajtur në Vlorë.” Sipas trajnerit bardheblu, diferencën në parket e ndaj kundërshtareve e bëri qetësia e basketbollisteve të tij. “Skuadra pati qëndrueshmëri deri në fund duke e kontrolluar takimin, – tha ai. – Pas pjesës së parë të dominuar nga Flamurtari, në vazhdim loja foli vetëm për ne taktikisht.

“Dhe basketbollistet ruajtën qetësinë, – ka theksuar trajneri i Tiranës. – Për këtë sukses, kontribuuan të gjitha vajzat pa përjashtim.” Rreth rikuperimit të basketbollistes Popoviç, trajneri Borova tha se për momentin gjithçka është e hapur. “Nuk e dimë realisht se çfarë mund të ndodhë, – ka pohuar Borova. – Është në fazë rikuperimi, por nuk mund të them saktësisht nëse do të luajë apo jo”.

Ndërsa shmang parashikimet, në fund trajneri i Tiranës në basketboll për femra, Erdal Borova thotë se skuadra do të përpiqet të japë maksimumin. “Nuk preferoj të bëj parashikime, por patjetër që skuadra do të jetë sërish e motivuar për një rezultat tjetër pozitiv”, – përfundon ai.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh