Gjergj Vyshka 25.02.2016 15:25
Martina Bestanjo, basketbollistja e Sanremos, që dje ka qenë shënuesja e tretë më e mirë e Italisë, ka pranuar se ka qenë një ndeshjen e mirë e skuadrës së saj. “Ne e dinim se çfarë kundërshtari kishim përballë”, – ka thënë ajo.
“Megjithatë unë them që është një skuadër e re dhe me shumë entuziasëm, – ka vijuar basketbollistja “axurre”. – Ne bëmë detyrën mirë dhe nuk patëm asnjë luhatje për të marrë rezultatin.”
“Ftohtë në Tiranë? E njëjta temperaturë është edhe në Skio, aq më tepër që unë kam luajtur në Sanremo, apo dhe Venecia. Ishte pak ftohtë, por jo aq sa për të pasur probleme”, – ka përfunduar Martina Bestanjo.