Gjergj Vyshka 13.12.2014 07:50
Është luajtur dje ndeshja e parë e javës së 10-të të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra, ndërsa dy të tjera luhen sot dhe ndeshja e fundit nesër.
Apolonia e Astrit Grevës dhe Vladimir Xhekës duket se është kryesuese e denjë e basketbollit për femra, teksa dje ka fituar thellësisht me 35 pikë diferencë në kryeqytet ndaj Studentit.
Fieraket e kanë dominuar lojën, ndërsa i kanë fituar të katër periodat, duke fiksuar në fund rezultatin përfundimtar 41-76. Në këto kushte, Studenti e ka pasur të vështirë të përballojë këtë kundërshtar, ndërsa kërkon skuadra të nivelit të vet.
Studenti – Apolonia 41-76
(12-20, 6-12, 15-17, 8-17)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 10-të
(12-14 dhjetor 2014)
Të premten:
Studenti – Apolonia 41-76
Të shtunën:
Skënderbeu – Flamurtari (ora 11:00)
Kamza Basket – Tirana (ora 17:00)
Të dielën:
Përmeti – Vllaznia (ora 11:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Apolonia 8 8 0 650-457 16
- Flamurtari 7 6 1 496-404 13
- Tirana 7 5 2 573-427 12
- Skënderbeu 7 5 2 497-421 12
- Studenti 8 4 4 496-527 12
- Vllaznia 8 2 6 532-555 10
- Elbasani 7 2 5 470-573 9
- Kamza Basket 7 1 6 392-481 8
- Përmeti 7 0 7 335-642 7