AlbanianSport.com 12.03.2017 17:05
ASNN – Apolonia dhe Kamza Basket ka qenë një duel mes skuadrave të vendit të fundit në basketbollin e femrave, që në fakt është zgjidhur në favor të skuadrës fierake, të drejtuar nga trajnerja Hermiona Çuko.
Ishte një ndeshje e dominuar nga Apolonia, e cila e ka zgjidhur ndeshjen shumë shpejt. Madje që në 10 minutat e para. Kamza Basket e ka pasur të vështirë të rivalizojë duke treguar se është një skuadër e dobët.
Ndonëse në pjesën e dytë është munduar të rivalizojë me fieraket. Megjithatë Apolonia shpejt vë diktatin në 10-minutëshin e 3-të, kurse e fundit ka qenë sa për statistikë dhe, në fund, 85-62 për Apoloninë.
Apolonia – Kamza Basket 85-62
(21-13, 19-15, 28-16, 17-18)
Apolonia: Brakaj, Çuko, Demiraj, Bekaj, Hyska / Kasaj, Iljazi, Kica, Lolaj, Tahiraj, Velaj, Velias. Trajner: H. Çuko
Kamza Basket: Er. Mulosmani, El. Mulosmani, Bakalli, Leco, Gurra / Shehi, Oruçi, Nurçellari, Premçi, Bezati. Trajner: M. Kristo
Gjyqtarë: E. Hoxhaj (Vlorë), O. Kasmi (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 15-të
(10-11 mars 2017)
Të premten:
Studenti – Elbasani 82-53
Të shtunën:
Skënderbeu – Vllaznia 75-65
Apolonia – Kamza Basket 85-62
Tirana – Goga Basket 71-86
Flamurtari pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Goga Basket 13 12 1 1190-721 25
- Tirana 13 12 1 941-821 25
- Flamurtari 13 11 2 1115-852 24
- Vllaznia 14 7 7 949-914 21
- Studenti 13 7 6 874-838 20
- Elbasani 13 4 9 912-961 17
- Skënderbeu 13 5 8 831-942 18
- Apolonia 14 2 12 873-1173 16
- Kamza Basket 14 0 14 724-1281 14