AlbanianSport.com 23.04.2015 15:25
ASNN – Apolonia e trajnerit Astrit Greva ka hedhur dhe një hap tjetër drejt titullit “kampion”. Skuadra fierake e ka fituar ndeshjen e tretë të “play-off”-it final, duke triumfuar ndaj Flamurtarit me shifrat 65-61, në takimin që është luajtur në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”të Durrësit, dhe tashmë kryeson me rezultatin e përgjithshëm 2-1.
Kampionati Kombëtar i Basketbollit për femra vazhdon duelin e tij final dhe Apolonia e trajnerit Astrit Greva ka hedhur dhe një hap tjetër drejt titullit “kampion”. Skuadra fierake e ka fituar ndeshjen e tretë të “play-off”-it final, duke triumfuar ndaj Flamurtarit me shifrat 65-61 në ndeshjen që është luajtur në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”të Durrësit dhe tashmë kryeson me rezultatin e përgjithshëm 2-1.
Ndeshja ka nisur më mirë për vlonjatet, të cilat e kanë fituar pjesën e parë 24-18, por fieraket do të përgjigjen gradualisht, duke e fituar pjesën e dytë 11-9 dhe të tretën 14-13. Deri në atë moment, Flamurtari kryesonte me rezultatin 46-43, por ai që do të vuloste fatin e ndeshjes ishte 10-minutëshi i 4-t. Apolonia e fiton atë 22-15 dhe gjithë ndeshjen me rezultatin 65-61, duke iu afruar edhe më tepër titullit “kampion”.
Sipas formulës së paracaktuar, trofeun e merr skuadra që fiton 3 nga 5 ndeshjet finale dhe takimi i radhës, ai i së shtunës në Vlorë ose do ta barazoj në 2-2 sfidën finale, ose do ta shpallë Apoloninë “kampione” dhe kështu ajo do të mund të kthehet tek titulli “kampion” në basketboll për femra pas tre sezonesh.