AlbanianSport.com 06.04.2015 10:40
ASNN – Janë luajtur të shtunën takimet e para të gjysmëfinaleve të fazës së “play-off”-it të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra dhe një hap të sigurt drejt finales ka hedhur edhe Apolonia.
Siç pritej, fieraket nuk patën aspak vështirësi të fitonin, edhe pse ndeshja e djeshme nuk ishte ndër më të mirat për skuadrën e trajnerit Astrit Greva. Kjo sepse Skënderbeu luftoi fort, por në fund u dorëzua përballë një kundërshtari me më shumë cilësi.
Fieraket kanë dëshmuar se, përtej luhatjeve, jo më kot e përfunduan kampionatin në vendin e parë. Vetëm minutat e para të ndeshjes janë pozitive për korçaret, të cilët për pak momente gjenden edhe në epërsi të lehtë.
Më pas nënkampionet marrin komandën e lojës dhe e mbyllin pjesën e parë me shifrat e thella 41-25. Në pjesën tjetër të takimit, fieraket duke e pasur të sigurt fitoren, eksperimentojnë me skemat dhe lojtaret që hedhin në fushë.
Takimet e radhës do të luhen më 8 prill.
APOLONIA – SKËNDERBEU 90-50 (1-0)
(21-9, 20-16, 20-16, 29-9)
APOLONIA: Aliaj (5), Lov (14), Memçaj, Xhanaj (24), Demiraj (10), Dishnica (10), Ustalli (6), Perquku (2), Semanjaku (14), Mehmeti (5), Memushi. Trajner: A. Greva
SKËNDERBEU: Doja(6), Haris(4), Llazari (22), E. Papa (9), S. Papa, Gjika (9). Trajner: E. Papa
GJYQTARË: A. Dylçe, A. Bejko, J. Muho