Gjergj Vyshka 04.03.2017 22:55
Basketbolli i femrave në Shqipëri vijon të bëhet gjithnjë e më i shpifur në këtë sezon. Mentaliteti i rekordeve në pikët e shënuara, që është bërë si golat e falur në fund të sezonit në futbollin shqiptar për të përfituar “Këpucën e Artë”, ka shpërthyer keq dje në Bathore. Olta Rrapaj, në 26 minuta lojë ka shënuar 111 pikë, ndërsa Flamurtari në total ka shënuar 143 pikë kundrejt 90 të Kamza Basket.
Madje trajneri Toska ka pranuar se e ka hequr nga loja, sepse ndryshe do të kishte vazhduar të shënonte dhe më. 35-60 pjesa e parë, 16-34 e dyta dhe në pushim 51-94. 26-23 e treta dhe Flamurtari thellon në 77-117. E fundit 13-26, që vulos fitoren e Flamurtarit 90-143. Por tashmë është Federata Shqiptare e Basketbollit që duhet të ndërhyjë për t’i dhënë fund këtyre farsave që ndodhin tek femrat.
Mundet që Olta Rrapaj i ka bërë me meritë ato 111 pikë, por gjithçka vijon të bjerë erë që nga 44 pikët e Dorina Memës dhe Eda Llazarit një javë më parë, tek 79 pikë e Elektra Zykajt dhe 100 pikët e Igena Qypit. Kamza Basket është e atillë sa për t’u bërë “tabelë qitjeje”, por jo sa për t’u tallur me emrin e rekordeve në kurriz të cilësisë së basketbollit. Fenomeni duhet ndalur sa nuk është vonë…
Kamza Basket – Flamurtari 90-143
(35-60, 16-34, 26-23, 13-26)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 14-të
(3-4 mars 2017)
Të premten:
Tirana – Skënderbeu 81-59
Goga Basket – Studenti 95-59
Kamza Basket – Flamurtari 90-143
Të shtunën:
Vllaznia – Apolonia ora 12:00
Elbasani pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 13 11 2 1115-852 24
- Tirana 12 12 0 870-735 24
- Goga Basket 12 11 1 1104-650 23
- Vllaznia 12 6 6 807-783 18
- Studenti 12 6 6 792-785 18
- Elbasani 12 4 8 859-879 16
- Skënderbeu 12 4 8 756-877 16
- Apolonia 12 1 11 732-1034 13
- Kamza Basket 13 0 13 662-1196 13