Gjergj Vyshka 01.08.2016 13:25
Erjon Hoxhaj, gjyqtari ndërkombëtar i basketbollit shqiptar, e ka mbyllur pjesëmarrjen e tij në Kampionatin Evropian të Nën-18-vjeçareve, vajza, me 7 ndeshje. Pasi ka gjykuar Greqi-Maqedoni 62-41, Rumani-Portugal 53-69, Gjermani-Suedi 38-64, Islandë-Finlandë 81-73, çerekfinalen Bosnje-Hercegovinë-Poloni 81-59 dhe për vendet 13-16 Ukrainë-Skoci 83-41, dje ka qenë në një tjetër takim.
Ishte gjyqtar i tretë në finalen e vendeve 11-12, Angli-Estoni 48-43 (9-16, 9-8, 17-7, 13-12). Në këtë ndeshje gjyqtar i parë ishte malazezi Zdravko Rustesiç dhe e dytë portugezja Samira Barrima, kurse vëzhgues serbi Tomislav Jovançiç. Plot 14 ndeshje në dy veprimtari ndërkombëtare dhe paraqitja e “bilbilit” të koshit, Erjon Hoxhaj, vjen gjithnjë në rritje.