AlbanianSport.com 25/10/2021 23:25
ASNN – Në fundjavë u zhvillua java e parë e Ligës Unike, duke dhuruar ndeshje interesante. Basketbollisti me efefktshmërinë më të lartë ishte Endrit Hysenagolli i Tirana Neptun, që e kishte indeksin 38. Ndaj Rahovecit, ai shënoi 24 pikë dhe kishte 18 topa të zotëruar në tabelë, 4 pasime për kosh dhe një top të rrëmbyer, duke qenë “Lojtari Më i Mirë i Ndeshjes” (MVP) dhe duke e ndihmuar skuadrën kryeqytetase të korrë fitoren e parë në këtë edicion.
Kampionia në fuqi, “Golden Eagle” Ylli mundi Vllazninë e Shkodrës 67-79, ku tek therandasit u dalluan Barret Benson me 14 pikë e 12 topa në tabelë dhe Erjon Kastrati me 17 pikë e 6 topa në tabelë. Ndërkaq, Kamza Basket regjistroi fitoren e parë, duke mundur Prizrenin 16 me rezultat 91-96, ku më i dalluari ishte Methju Eldridxh me 23 pikë, 11 topa të zotëruar në tabel dhe 3 pasime për kosh.
Fitoren e parë e gjeti edhe Peja, duke mundur Teutën në fushën e kësaj të fundit, 73-82, ndërsa në parket më i miri ishte kroati i Pejës, Henrik Sirko me 22 pikë, 11 topa të zotëruar në tabelë dhe 4 pasime për kosh. Kështu, 5-shja më e mirë e javës së parë përbëhet: Endrit Hysenagolli i Tirana Neptun, Barret Benson e Erjon Kastrati të “Golden Eagle” Yllit, Methju Eldridxh i Kamza Basket e Henrik Sirko i Pejës.