AlbanianSport.com 30/11/2017 14:20
ASNN – Një tjetër gjyqtar ndërkombëtar ka fishkëllyer dje në arenat evropiane. Bëhet fjalë për vlonjatin Erjon Hoxhaj, i cili është rikthyer në “EuroCup” për femra. E kjo për të është hera e tretë në këtë veprimtari. Hoxhaj ka qenë në Poloni, ndërsa në Bydgosh, në “Artego Arena” ka qenë gjyqtar gjyqtar i dytë në ndeshjen e grupit C, Artego Bydgosh – Spartak & K.M.R Vidnoje 69-58 (15-10, 16-20, 18-9, 20-19). Në këtë ndeshje, gjyqtar i parë ishte boshnjaku Haris Bijediç, kurse i tretë francezi Hyge Tepenier. E vëzhgues i tyre ishte norvegjezi Jan Harald Korshavn. Ndërkohë Hoxhaj këtë e kishte ndeshjen e tij të 8 ndërkombëtare përgjatë sezonin 2017-2018.
Sepse ka gjykuar tre herë në Ligën Ballkanike, 3 herë në “EuroCup” për femra, një herë në Euroligë për femra dhe një herë në Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2019 për femra. Dhe, në 3 herët në “EuroCup” për femra, ka gjykuar nga një herë Agu Sporin, Vroclav Slezan, Beshiktashin, Gdanskin, Artego Bidogz dhe Spartak & K.M.R Vidnojen.
Përgjithësisht një gjyqtar në rritje, ndonëse kishte dy javë që nuk po aktivizohej në arenën ndërkombëtare, kur për herë të fundit, më 15 nëntor 2017, ka qenë në duelin Republika Çeke-Zvicër.