Gjergj Vyshka 04.08.2016 12:30
Përfundimisht kombëtarja e Nën-18-vjeçarëve në basketboll për djem e ka mbyllur në fund të grupit D, ndërsa dje ka ardhur një tjetër humbje e rëndë. Është Anglia që e ka mundur përsëri me një diferencë pikësh 41. Pavarësisht përpjekjeve të Dedolit, Gjeçit, Bedinit dhe Jarecit, në fund kjo kombëtare nuk ka ngritur kokë.
Pavarsisht pjesës së parë, e cila ka përfunduar 13-8, ajo që i ka vënë vulën suksesit të ndeshjes për anglezët ka qenë pjesa e dytë, të cilën e kanë fituar 33-12 dhe në pushim kanë shkuar me epërsinë 46-20. 17-10 është pjesa e tretë, ndërsa Anglia ka kryesuar 63-30.
Edhe të katërtën e ka fituar përsëri Anglia 20-12 dhe në total 83-42. Kësisoj pas kombëtares së Nën-16-vjeçarëve për djem, Nën-20-vjeçarëve për djem, Nën-18-vjeçareve për vajza, edhe Nën-18-vjeçarët për djem duket se ka pasur të njëjtin fat, atë të ndeshjeve të humbura me diferencë të madhe pikësh.
Që do të thotë se vazhdojmë të jemi shumë larg këtyre kundërshtarëve. Sot do të jetë pushim për të vijuar më pas me një ose dy ndeshje të mbetura për t’u luajtur, të cilat do të “çimentojnë” vendin e fundit për koshin kuqezi në Divizionin B të Evropianit të Nën-18-vjeçarëve.
Angli – Shqipëri 83-42
(13-8, 33-12, 17-10, 20-12)
Anglia: Uetëll (12), Boki-Zhadom (2), Lengton (6), Amabilino Perez (10), Mitçëll (10) / Sejvëri-Riçards, Eduards, Spens (9), Akin (6), Eitle-Rok (10), Ejpëll (6), Tordof (12). Trajner: S. Buknal
Shqipëria: Qilimi (3), Dedolli (8), Gjeçi (8), Hysa, Bytyçi / Pashaj, Bedini (8), Lilaj (2), Jareci (8), Nikoçi, Haruni (5). Trajner: M. Jani
Gjyqtarë: A. Pavlov (Maqedoni), I. Kuneles (Qipro), R. Resel Larsen (Danimarkë)