Gjergj Vyshka 22.06.2016 10:05
Dje ka qenë një ditë intensive për kombëtaret e moshave të basketbollit shqiptar, të cilat i pret një verë e gjatë në Kampionatin Evropian.
Kombëtarja e Nën-20-vjeçarëve ka ditë që po stërvitet me dy herë në ditë, por dje ka qenë në fazë përzgjedhëse dhe ajo Nën-18-vjeçareve vajza.
Po kështu, ka nisur nga aksioni i gjerë i punës edhe Kombëtaren e Nën-16-vjeçarëve djem.
Gjithçka e ndjekur nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, por dhe inspektorët Andi Koçi dhe Elton Saliaga.