Gjergj Vyshka 06.09.2017 13:20
Italia në grupin A pëson humbjen e dytë, teksa është mundur në Tel-Aviv nga Gjermania, ndërsa situata tashmë është më shumë se e komplikuar. Janë luajtur ndeshjet e parafundit në fazën e grupeve në Kampionatin Evropian të basketbollit për meshkuj, që është duke u luajtur në Tel-Aviv, Kluzh, Helsinki dhe Stamboll. Sot luhen ndeshjet e fundit, ndërsa kualifikohen katër të parat e çdo grupi, të cilat do të grumbullohen për fazën finale të këtij Evropiani në Stamboll.
Dhe formula është e atillë 1A-4B, 2A-3B, 3A-2B, 4A-1B, 1C-4D, 2C-3D, 3C-2D, 4D-1C. Tashmë pas ndeshjet të katërta në fazën e grupeve, Slloveni dhe Spanja janë me pikë të plota. Sllovenia në Helsinki ka mundur Islandë, 102-75. Një ndeshje interesante ka qenë ajo mes Polonisë dhe Francës, të cilën “gjelat” e kanë fituar me tre pikë diferencë, 78-75. Ndërkohë Finlanda ia ka dalë ndaj Greqisë, të cilën e ka mundur me 12 pikë diferencë, 89-77.
Ndërkohë në grupin e Spanjës, iberikët, që janë dhe kampionët në fuqi të Evropës, kanë mundur Kroacinë, 73-79. Mali i Zi ndaj Republikës Çeke, që e ka mundur me 13 pikë diferencë, 88-75, apo Hungaria ndaj Rumanisë, e cila ka fituar 80-71, nuk e kanë pasur problem fitoren. Surpriza e ditës së katërt ka qenë humbja e Rusisë ndaj Letonisë, 84-66, kurse letonezët, edhe për shkak të lojtarëve të rinj në moshë që kanë në skuadrën e tyre, duket se janë surpriza e këtij Evropiani.
Serbia ka thyer Britaninë e Madhe, kurse Turqia vendëse, duke përfituar dhe nga mbështetja e spektatorëve, ia ka dalë ndaj Belgjikës.