AlbanianSport.com 26/11/2018 23:45
ASNN – Basketbollisti prej të cilit pritej shumë, nuk do të luajë në dy ndeshjet e radhës të përfaqësueses së Kosovës. Është organizatori amerikan, Malkolm Armsted, që duhej të debutonte për Kosovën të enjten në ndeshjen në fushë të huaj ndaj Rumanisë. Por Armstedi është lënduar të shtunën në ndeshje të skuadrës së tij dhe kështu debutimi te Kosova i është shtyrë
Sipas asaj që raportojnë mediat e Prishtinës, kjo ka bërë që të ketë gjasa fare të vogla që për Kosovën në dy ndeshjet e radhës të luajë ndonjë basketbollist i natyralizuar, e më konkretisht, amerikan. Në fakt, Kosova e koshit të meshkujve ka 4 basketbollistë amerikanë të natyralizuar dhe Justin Doëllman ka kohë që nuk luan për Kosovën e koshit të meshkujve.
Kurse dy të tjerët, Skot Bamforth dhe Shon Xhons nuk kanë shprehur shumë interesim që të bashkohen me Kosovën për dy ndeshjet e ardhshme. Për shkak të mosentuziazmit të tyre, Federata e Basketbollit e Kosovës kishte vendosur të natyralizonte edhe Malkolm Armsteadin, 29-vjeçarin që luan për skuadrën e Superligës turke, Bujukçekmexhe.
Për shkak të një dëmtimi, Armstead të shtunën luajti vetëm 6 minuta për skuadrën e tij.