Basketboll / Cici, “bilbil” në Spanjë-Slloveni, Bello, vëzhgues në Rumani-Holandë

Share Button

AlbanianSport.com 27/11/2017 12:25

ASNN – Eliminatoret e Kampionatit Botëror të Basketbollit të Meshkujve “Kinë 2019”, teksa bëhet fjalë për turin e parë eliminator, kanë qenë përsëri për ndërkombëtarin shqiptar Gentian Cici, i cili dje ka firmosur ndeshjen e tij të 11-të për sezonin 2017-2018, ka qenë gjyqtar i dytë në superndeshjen e grupit A, Spanjë-Slloveni 92-84 (20-21, 24-17, 29-17, 15-19). Në këtë ndeshje, e cila është luajtur në Burgos në “Pabelon Multiusos Kolesium Burgos”, gjyqtar i parë ishte italiani Manuel Maxoni, kurse i tretë lituanezi Tomas Jasevicius.

Nëntë ndeshje në Ligën e Kampioneve, dy në turin e parë të eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Kinë 2019”, ku ka gjykuar një herë Bosnje-Hercegovinë, Rusinë, Spanjën dhe Rusinë, pa harruar që në turin paraeliminator ka qenë tek Bosnjë-Hercegovinë-Armeni, ndërsa kështu Cici i ka kaluar të gjitha limitet dhe mbetet gjithnjë në vëmendje të ndërkombëtareve për ndeshjet e rëndësishme. Ndërkohë po në turin e parë të Eliminatoreve të Kampionatit Botëror ka qenë edhe vëzhguesi shqiptar Stavri Bello.

Bello, që ka shkuar në 6 ndeshje ndërkombëtare për sezonin 2017-2018 (dy në Euroligë për femra, dy në “EuroCup” për femra, një në “FIBA Europe Cup” për meshkuj dhe tani në Eliminatoret e Botërorit), ishte në ndeshjen e grupit D, Rumani-Holandë, 75-68 (16-15, 18-12, 20-19, 21-22). Ai ka vëzhguar turkun Zafer Jilmaz, serben Jasmina Juras dhe maqedonasin Aleksandar Milojeviç. Përfundimisht si Cici, ashtu dhe Bello, duke qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së ndërkombëtarëve mbeten pa një e pa dy, ndër figurat më të mira të basketbollit shqiptar.

Sepse vërshëllima e Cicit dhe prania në tavolinë si komisar i Bellos janë gjëja më e vlefshme në këtë basketboll të lënguar shqiptar. Ndërkohë rregullorja e eliminatoreve është që nga turi i parë kualifikohen 3 të parët e çdo grupit, të cilët do të formojnë 4 grupe me nga 6 skuadra, atje ku përsëri 3 të parët kualifikohen për në fazën finale të Botërorit “Kinë 2019”.

Image may contain: 1 person, smiling

Image may contain: one or more people, crowd, stadium and basketball court

Image may contain: people playing sports

Image may contain: indoor

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh