Gjergj Vyshka 25.01.2017 10:40
Liga Ballkanike në Basketboll për Meshkuj ka caktuar 4 skuadrat e para të kualifikuara për turin tjetër nga Grupi A. Bëhet fjalë për Beroe Stara-Zagorën, Kumanovo 2009, Kozhuvin dhe Teodon, ndërsa ka ngelur jashtë fituesja në fuqi e Ligës Ballkanike, SIGAL Prishtina, së bashku me Bashkimin e Prizrenit.
Ndërkohë ndërkombëtari Ervin Koçi ka gjykuar ndeshjen e tij të 11-të në Ligën Ballkanike, teksa ishte gjyqtar i dytë në ndeshjen Kozhuv-SIGAL Prishtinën me shifrat 73-65 (23-14, 20-10, 13-25, 17-16). Gjyqtari i parë ishte bullgari Iskren Manolov, kurse e tretë bullgarja Svjetllana Stojanova e vëzhgues maqedonasi Antonio Ugrinov.
Kështu në 11 ndeshje në Ligën Ballkanike, Koçi ka gjykuar nga 3 herë MKK Feni Industries, Teodon dhe Kozhuvin, Nga dy herë Sutjeskën e Nikshiçit, Trepçën e Mitrovicës, Kumanovon 2009 dhe SIGAL Prishtinën, dhe nga një herë Pejën, Karposh Sokolin dhe Beroe Stara-Zagorën.
Që do të thotë se mbetet në qendër të vëmendjes së Ligës Ballkanike.
Liga Ballkanike (BIBL 2016)
Basketboll – Meshkuj
Grupi A
Java e 10-të
(24 janar 2017)
Beroe Stara-Zagora – Kumanovo 2009 91-70
Bashkimi Prizren – Teodo 76-79
Kozhuv – SIGAL Prishtina 73-65
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
1. Beroe Stara-Zagora 10 7 3 840-799 17
2. Kumanovo 10 6 4 803-802 16
3. Kozhuv 10 5 5 801-755 15
4. Teodo 10 5 5 812-801 15
5. Bashkimi Prizren 10 4 6 773-791 14
6. SIGAL Prishtina 10 3 7 761-844 13