Gjergj Vyshka 24.07.2017 19:50
Gjyqtari ndërkombëtari i basketbollit shqiptar, Erjon Hoxhaj, e ka mbyllur me 7 ndeshje Kampionatin Evropian të Nën-20-vjeçarëve. Ai dje ka qenë gjyqtar i 3-të në finalen e vendeve 9 dhe 10, Finlandë-Holandë, që u mbyll me fitoren e nordikëve, 85-66 (13-16, 28-10, 25-20, 19-20).
Gjyqtar i parë në këtë ndeshje ka qenë bjellorusi Aliaksandr Siritsak, kurse e dytë turku Ajtug Ekti dhe vëzhgues rumuni Marius Marinesku. Në 7 ndeshje, Hoxhaj ka gjykuar 3 herë Finlandën, dy herë Armeninë dhe Moldavinë, si dhe nga një herë Kosovën, Kroacinë, Poloninë, Sllovakinë, Maltën dhe Irlandën.
Ndërkohë, nga data 28 korrik, deri më 6 gusht 2017, ai do të jetë në Talin të Estonisë, në Kampionatin Evropian Nën-18-vjeçarëve, djem, Divizioni B.