AlbanianSport.com 11.08.2015 22:50
ASNN – Basketbollisti nga Peja, Dardan Berisha, ndihet shqiptar, edhe pse e përfaqëson Poloninë. Ai nuk e ka fshehur atë që e ndien në zemër, gjatë pyetjes provokuese që ia bënë mediat polake.
Ish-basketbollisti i Pejës dhe SIGAL Prishtinës do t’i mbrojë ngjyrat “bardhekuqe” në Kampionatin Evropian të Basketbollit, i cili mbahet muajin e ardhshëm, por nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen ai ta përfaqësojë Kosovën.
Në intervistën e tij për mediat polake, Berisha u është mirënjohës atyre për gjithçka që i dhanë, por ua ka bërë të qartë të gjithëve se ndihet shqiptar. “Jam lindur, kam shkuar në shkollë, e kam përjetuar luftën dhe kam jetuar me familje në Kosovë”, – ka thënë ai.
“Jam mjaft i lidhur me Poloninë, por nuk ndihem 100 % polak. Unë ndihem shqiptar i Kosovës”, – ka thënë 26-vjeçari, në një intervistë për të përditshmen polake, “Gazeta Wyborcza”.