Gjergj Vyshka 05.01.2017 17:05
Vllaznia në basketboll për meshkuj është amerikanizuar, sepse tashmë ka bërë afrimin e tretë në merkaton e dimrit.
Pas Derrill Palmerit dhe Seth Xheksonit, ka mbërritur Xhoshua Frilovë, i cili ka luajtur në Marok me skuadrën e IRT Tarzher, ku ka pasur një mesatare 21.3 pikë për ndeshje.
Dhe duke shtuar dhe Hamatin nga Kamza Basket, atëherë Vllaznia duket se po bëhet përsëri një pretendente serioze për titull “kampion”.