Gjergj Vyshka 25.08.2016 23:00
Mbrëmë, Federata Shqiptare e Basketbollit, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Korab Llazani, ka bërë të ditur se është kryer procesi i federimit të amerikanit, Reshon Inill Brodus.
Madje është një federim që është kryer në limitet e kohës dhe falë dashamirësisë së Federatës Evropiane të Basketbollit, e cila e ka bërë një përjashtim kundrejt këtij basketbollisti.
Tashmë ai i është shtuar listës zyrtare të Shqipërisë në Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2017 dhe së shpejti do të dalë në konferencë për shtyp, së bashku me presidentin e Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari.
Sepse është arritje që një amerikan pranon të bëhet shqiptar dhe të luajë për fanellën kuqezi.