Basketboll / Agim Lahi, ose “aventurën mos e kërko, por rastit mos ju ndaj” (II)

Share Button

AlbanianSport.com 11/02/2019 22:05

ASNN – Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, Presidenti i Republikës vlerësoi me dekoratën “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, pjesëtarët e ekipit të Partizanit në basketboll për meshkuj, të vitit 1968, të cilët u përballën në Kupën e Kampioneve me skuadrën italiane të Oransodës. Në këtë ceremoni vlerësimi duhej të ishte dhe një basketbollist që ka qenë protagonist në të dy takimet ndaj Oransodës, lojtari më i gjatë i basketbollit të atyre viteve, Agim Lahi, 195 centimetër i lartë. Edhe pse ai u ftua si ndihmë nga Vllaznia e asaj kohe, Lahi ka kontributin e tij në atë takim dhe e meritonte këtë vlerësim. Sidoqoftë, përtej kësaj, gazeta “Sot” intervistoi Lahin. Në këtë intervistë Lahi tregon për emocionet, sukseset dhe privilegjet që të ofronte basketbolli i kohës. AlbanianSport.com po jua sjell këtë intervistë të plotë në 3 pjesë në 3 ditët në vijim, duke nisur që nga e hëna.

 

…vijon nga dje

 

– Në çfarë rrethanash i hytë sportit dhe si rrodhën ngjarjet që u përfshitë me Tiranën e atyre viteve?

– Unë kam patur një veçanti fizike për kohën, sepse në moshën 14-vjeçare isha 188 cm i lartë (ky fenomen sot është i zakonshëm). Në vitin 1955, kur isha 13 vjeç, nisa shkollën e mesme të Teknikumit të Ndërtimit. Për fatin tim të mirë mësues të edukimit fizik kam pasur Esat Belliun, portierin e Dinamos, dhe zotin Pëllumb Pelivanin, volejbollist i Kombëtares, të cilët në orën e mësimit më shumë na bënin lojëra me top dhe si i gjatë më kanë shtyrë që të merrem me basketboll. Një fjalë e urtë thotë “aventurën mos e kërko, por rastit mos ju ndaj”. Dhe unë rastit nuk iu ndava, por iu kushtova me vetëmohim. U aktivizova me ekipin e shkollës dhe më vonë me ekipet e të rinjve të Tiranës. Kur mbarova shkollën fillova punë në ndërmarrjen gjeologjike. Kjo më dha mundësinë të shëtisja nëpër Shqipëri dhe të shijoj një dimension tjetër të natyrës. Por edhe pse nisa punë unë nuk e lashë sportin. Në periudhën e dimrit, që punën e kisha në zyrë, u aktivizova në ekipet e të rinjve të Tiranës. Fillimisht me trajner Nexhmi Kadiun dhe në veçanti me trajnerin Qemal Shalsi, i cili ishte mësues i edukimit fizik tek Politeknikumi Mjekësor dhe unë shkoja shpesh në palestrën e shkollës dhe nën kujdesin e tij ushtroja përgatitje me vegla. Një ndihmesë të madhe që unë të vazhdoj sportin është dhe transferimi nga ndërmarrja gjeologjike tek ndërmarrja komunale në Tiranë, kjo me kujdesin e trajnerit Feti Borova dhe z.Lame Konomi në Komitetin Ekzekutiv të Tiranës. Pikërisht atëherë nisa aktivitetin tim me ekipin e parë të Tiranës (17 Nëntorit). Isha 18 vjeç dhe 195 cm i gjatë, në atë kohë isha basketbollisti më i gjatë. Ka qenë një kënaqësi e madhe për mua kur më fusnin në lojë për pak kohë, sepse kjo më jepte adrenalinë dhe më motivonte të punoja më shumë. Në vitin 1961, ndeshemi për Kupën e Republikës në finale me Partizanin, ku u aktivizova në pesëshen e parë. Kjo ishte një shtysë e madhe për mua, ndërsa në vijim rrugëtimi im në basketboll ishte krejt i natyrshëm. Në vjeshtën e vitit 1961 kam filluar studimet e larta në UT, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, të cilin e përfundova në vitin 1966.

 

– Cila ishte gjendja e klubeve në atë periudhë dhe niveli i basketbollit në tërësi?

– Rivaliteti ka qenë shumë i madh, sidomos në kryeqytet midis Tiranës dhe Partizanit, por më vonë edhe Dinamos e Studentit. Këtij rivaliteti në kryeqytet i shtohej edhe niveli cilësor i basketbollit në Shkodër dhe në Durrës, kurse qytetet e tjera kanë qenë më dobët. Prej atyre viteve e deri në vijim në vitin 1990 basketbolli erdhi duke u fuqizuar, por unë mund të them se midis 1960-1980 në Shqipëri u zhvillua një basketboll modern për kohën. Në vitin 1962, Tirana kishte një grup 20-vjeçarësh që ishin bërthamë e skuadrës si Vaso Shaka (20 vjeç), Agim Lahi (20), Bujar Shehu (21), Filip Guraziu (19), Renato Radoja dhe Kosta Papa (21), si dhe duke mos harruar sportistët me eksperiencë si Dhimitër Papa, Boris Bumçi etj. Më vonë tek Tirana u aktivizuan lojtarë me përvojë si K. Kasmi, P. Koleka, R. Avrami, N. Shkurti, R. Topalli, F. Borova etj. Me ekipin e 17 Nëntorit (sot Tirana) kam luajtur 6 vjet (1961-1966), ku kam fituar 4 tituj kampionë. Ruaj kujtimet më të bukura në kohën që kam luajtur me këtë skuadër dhe sot jam një tifoz i saj.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh