Basketboll / 15,000 € i mohojnë Vllaznisë vendin në Ligën Ballkanike

Share Button

Basketboll-Meshkuj-Kozuv-Vllaznia-poshte

Adriatik Balla 31.07.2015 13:30

Edhe pse nuk është ende zyrtare, duket se Vllaznia në basketboll për meshkuj do të mungojë në edicionin e radhës të Ligës Ballkanike në Basketboll për Meshkuj, sepse nuk ka paguar ende faturën e regjistrimit prej 15 mijë eurosh. Vitin e kaluar Vllaznia ishte e vetmja skuadër nga kampionati shqiptar që mori pjesë në këtë veprimtari dhe problemin financiar e pati zgjidhur nëpërmjet ndihmesës që i dha Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB).

Kjo e fundit i akordoi mbi 20 mijë euro nga buxheti i saj, një vendim që u prit mirë dhe për faktin e sporti ynë i basketbollit kishte nevojë për ballafaqim ndërkombëtar në rang klubesh. Por këtë sezon Vllaznia nuk ka para ta paguajë faturën e regjistrimit dhe Bashkia e Shkodrës nuk është shfaqur e gatshme të bëjë ndonjë lëvizje pozitive në këtë drejtim, me justifikimin bajat e aspak miqësor se këshilli i ri nuk është konstituuar akoma.

Parë në këtë kuadër, në mungesë të garancisë financiare si nga Bashkia, si nga FSHB-ja, skuadra shkodrane nuk ka gjasa të regjistrohet dhe për pasojë do të humbasë një mundësi të madhe ballafaqimi në kampionatin e rëndësishëm të Ligës Ballkanike, veprimtari të cilën në edicionin që lamë pas e fitoi SIGAL Prishtina. Vllaznia nuk bëri ndonjë paraqitje kushedi çfarë në Balkan League, por trajneri i saj Bledar Gjeçi është shprehur në më shumë se një rast se skuadra pati paraqitje në rritje.

Sipas tij, Vllaznia ia doli të bëjë ndeshje të dinjitetshme, pavarësisht diferencave që ekzistojnë në cilësi midis basketbollit të kampionatit tonë dhe atyre të vendeve ballkanike në tërësi. Duke parë zhvillimet e fundit, është e kuptueshme se basketbolli ynë po humbet një shans të mirë dhe e gjitha kjo për një faturë regjistrimi 15-mijë-euroshe. Vetë klubet kanë dështuar të bindin sponsorët të afrohen dhe të japin kontributin e tyre,

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh