Basketboll / 10 fakte që do të kujtohen nga sezoni i rrallë 2018-2019

Share Button

AlbanianSport.com 20/05/2019 22:00

ASNN – Edicioni i sivjetmë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit uli siparin pak ditë më parë, si tek femrat dhe tek meshkujt, ku u shpallën edhe fituresit, që janë SHKBF Tirana për femrat dhe Goga Basket për meshkuj.

Natyrisht, edhe ky sezon pati arritjet dhe mangësitë e tij, por dukshëm ky kampionat prodhoi emocion, rivalitet të spikatur dhe surpriza, që e bëjnë atë një prej kampionateve më të arrirë të 25 vjetëve të fundit.

“Albaniansport.net” sjell në vëmendjen e lexuesve në këtë artikull disa fakte madhore që karakterizuan edicionin e sivjetëm të basketbollit. Janë fakte që s’i luan “topi”, pasi i ka prodhuar fusha, i kanë prekur aktorët në parket dhe i kanë parë e shijuar spektatorët dhe telespektatorët.

Më poshtë janë përzgjedhur disa prej fakteve më interesante që kanë karakterizuar këtë edicion basketbollistik në Shqipëri, ndoshta nga më interesantët dhe njëherësh më cilësorët e pas vitit 1990.

 

  1. Për herë të parë në basketbollin e meshkujve në Shqipëri fiton titullin “kampion” një skuadër tërësisht private. Ndoshta basketbolli është sporti pararojë ku për herë të parë një ekip privat fiton kampionatin, duke ia kaluar edhe futbollit e shumë sporteve të tjerë. Goga Basket tregoi se jo vetëm e meritonte trofeun, por për nga organizimi, cilësia e shfaqur, respektimi i garës, infrastruktura, motivimi dhe njëherësh pasioni si elementi kryesor, i ka bindur të gjithë se projekte të tilla në Shqipëri mund të funksionojnë dhe t’ia dalin me sukses për të qenë triumfuese edhe atëherë kur ambienti është i vështirë. Goga mundi në finalen e “play-off”-it Teutën, në një duel maratonë me 5 ndeshje që dhuroi emocione të mëdha dhe tregoi një kualitet të lartë.

 

  1. Për herë të parë në historinë e basketbollit shqiptar, e ndoshta të krejt sportit shqiptar, një klub pati dy skuadra në kampionatin elitar. Në fakt, Tirana u shfaq me dy skuadra, por nuk ishin të të njëjtit klub. Thjesht kishim të bënim me Shoqatën e Klubit të Basketbollit Femra të Tiranës (SHKBF) e trajnerit Erdal Borova dhe Shoqatën e Basketbollit Femra të Tiranës (SHBF) të trajneres Mirza Alibegaj, të cilat e diskutuan titullin midis tyre dhe në fund triumfoi skuadra e Erdal Borovës. Në opinion prania e dy Tiranave pati efektet e saj pozitive dhe negative. Shpesh ekipet ngatërroheshin, pa e ditur kush është Tirana e vërtetë, por në parket u shfaqën dy skuadra rivalizuese, që e bënë kampionatin realisht të bukur dhe atje ku ka rivalitet ka dhe cilësi e për këtë kanë meritë të dyja skuadrat bardheblu.

 

  1. Për herë të parë në shumë vite, kampione në basketbollin e femrave nuk është më Flamurtari i trajnerit Viron Toska. Vlonjatet komandonin kampionatin e femrave dhe nuk linin trofe pa fituar, por këtë edicion “hapën krahun” dhe pavarësisht debateve të krijuara, pranohet se Tirana e Borovës ishte realisht më lart dhe e meritoi trofeun.
  2. Për herë të parë një skuadër e kampionatit shqiptar të basketbollit të meshkujve, Teuta, rivalizoi për trofeun në Ligën Ballkanike. Teuta u mund në finale nga Blokotekna e Maqedonisë së Veriut, por ardhja deri në finale ishte padyshim sukses. Për herë të parë basketbolli shqiptar rivalizoi si i barabartë në një aktivitet rajonal dhe kjo është shenjë e mirë për vazhdimësinë.

 

  1. Për herë të parë Liga Ballkanike e zhvilloi fazën e saj finale të “play-off”-it në Shqipëri, në sallën sportive “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës, në kushte shumë të mira, me sponsorizimin e FSHB-së dhe me vëmenden e veçantë të Presidentit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari. Këtë vit, madje pas pak javësh, në të njëjtin vend do të zhvillohen edhe ndeshjet e grupmoshës së Nën-16-vjeçarëve për Kampionatin Evropian, Divizioni C, ku Shqipëria do të ketë shansin të tregojë se ka potencial dhe mund të ecë përpara në këtë sport.

 

  1. Për herë të parë, një gjyqtar i basketbollit shqiptar, Gentian Cici, merr ftesë për të gjykuar ndeshjet në fazën finale të Botërorit “Kinë 2019”. Ky është një vlerësim për sportin e koshit në Shqipëri, sepse basketbolli shqiptar ka një gjyqtar në 50 më të mirët e botës dhe në 20 gjyqtarët më të mirë në Evropë. Pra, suksesi mund të shihet edhe tek “bilbilat”.

 

  1. Lojtarët e huaj në klubet tona po krijojnë pak konfuzion, sidomos kur është fjala për numrin e tyre. Federata e ka lënë të hapur debatin mbi këtë çështje, sepse klubet nuk mund të kufizohen, pavarësisht shumë zërave që thonë se në parket nuk mund të zbresin më shumë se dy të huaj. Por është fakt që lojtarët e huaj kanë sjellë cilësi në kampionatin shqiptar dhe kanë shtuar “dozën” e spektaklit, aq të domosdoshëm në këtë sport.

 

  1. Për herë të parë, pavarsisht debateve që në fund të fundit i vlejnë procesit të zhvillimit të basketbollit, organizimi, gjykimi dhe formula e garës, shkuan në përputhje të plotë me rregulloret e vendosura dhe ky mund të konsiderohet sezoni më i arrirë i basketbollit në shumë vite. Nuk kontestohen fituesit, nuk kontestohet arbitrimi (me përjashtime të vogla), nuk kontestohet formula, nuk kontestohen vendimet e FSHB-së. Kuptohet, si në çdo vend e çdo sport, ku ka fitues ka gëzime, e ku ka humbës ka pakënaqësi. Por ishte sezoni me më shumë rivalitet, si tek meshkujt dhe tek femrat.

 

  1. Për herë të parë, epiqendra e basketbollit të meshkujve u zhvendos nga Tirana në Durrës, ku në finale konkurruan Goga Basket dhe Teuta, ndërkohë që dy gjigandët kryeqytetas, Tirana dhe Partizani, dolën në plan të dytë. Durrësi ishte qyteti që i dha më shumë basketbollit këtë vit dhe e meritoi. Kjo mund të shihet si inkurajim edhe për qytetet e tjera si Shkodra, Elbasani, Korça, Fieri, Vlora etj, që të pretendojnë në vazhdim të fitojnë trofe në basketboll. Krejt e kundërta ndodhi me femrat, pasi epiqendra e basketbollit në këtë gjini, “uli flamurin” në Vlorë, për ta ngritur atë në Tiranë. Një “balancim” dhe shpërndarje e tillë e forcave në basketbollin shqiptar duket se shkon në përputhje me politikat sportive të koshit dhe të ardhmen e tij.

 

  1. Me ndihmën e FIBA-s, këtë edicion u organizuan veprimtari të ndryshme në disa rrethe si në Përmet, Tiranë dhe Shkodër për përfshirjen e basketbollit në shkolla dhe angazhimin e fëmijëve të vegjël në këtë sport, sidomos vajzave të moshës fare të vogël. Në dukje një veprimtari rutinë, pa shumë impakt, por, siç është shprehur një figurë e respektuar e basketbollit shqiptar, atje ku ka fushë, një tabelë koshi dhe një top, doemos që do të ketë dhe fëmijë që e dashurojnë këtë lojë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh