AlbanianSport.com 01.08.2015 20:45
ASNN – Sikundër pritej, Mançester Junajtid ka prezantuar sot fanellat për sezonin 2015-2016. Në këtë sezon të ri, gjigandi anglez do të veshë fanellat e kompanisë së mirënjohur botërore të veshmbathjeve dhe pajisjeve sportive, “adidas”.
Pas 13 viteve bashkëpunim, ekipi i “Olld Trafordit”, është ndarë nga kompania tjetër e veshmbathjeve sportive “Nike”. Sikundër ishte parashikuar, fanellat e reja, të ruajtura si një “sekret” i vërtetë, kanë dalë në dritë në orët e para të 1 gushtit.
Bëhet fjalë për një marrëveshjeje “faranike” prej 750 milionë stërlinash, afro një miliardë eurosh, që klubi anglez ka arritur me gjiganden e veshjeve dhe pajisjeve sportive “adidas”.
Këto janë fanellat të cilat do t’i veshin lojtarët e gjigandit anglez në sezonin e ri.