Barleti Volej, Teuta & Partizani, hapi i pandarë i treshes së kreut

Share Button

AlbanianSport.com 25.02.2017 21:15

ASNN – Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Femra ka luajtur sot 3 nga ndeshjet e javës së tij të 10-të dhe 3 skuadrat e kreut, Barleti Volej, Teuta dhe Partizani kanë bërë formalitetin e radhës, duke korrur fitore dhe duke ruajtur të pandryshuara pozitat e tyre në renditje.

Kështu, kampionia në fuqi e volejbollit të femrave, Barleti Volej, ka vulosur në “Fahrie Hoti” ndaj Tiranës vendëse fitoren e dhjetë radhazi në këtë sezon. Edhe pse me mungesa, për arsye dëmtimi apo për zgjedhje teknikne, Barleti Volej përsëri ia ka dalë të fitojë pastër 3-0.

Ndërkohë, Partizani ka vuajtur në duelin me Lushnjën, ku për setin e parë janë dashur pikët shtesë që të kuqtë kryeqytetas të fitonin me shifrat 28-26. Por, pas këtij seti Partizani nuk lëshon më “pe” dhe e fiton të dytin 25-18 dhe të tretin akoma më thellë, 25-15, dhe krejt ndeshjen 3-0.

Në takimin e fundit të luajtur sot, Vllaznia ka zhgënjyer këtë javë, duke u mundur në fushën e saj nga Teuta. Volejbollistet durrsake janë larguar nga Shkodra me një fitore 1-3. Takimi i fundit i kësaj jave është ai i fundit të renditjes, që do të luhet të martën, ku Skënderbeu do të presë në Korçë Elbasanin.

 

Kampionati Kombëtar

i Volejbollit – Femra

 

Grupi A1

 

Java e 10-të

(25-28 shkurt 2017)

 

Të shtunën:

Vllaznia – Teuta                   1-3

Tirana – Barleti Volej           0-3

Partizani – Lushnja             3-0

 

Të martën:

Skënderbeu – Elbasani      ora 16:00

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Setet               Pikë

  1. Barleti Volej   10        10        0          30-4                29
  2. Teuta              10          8        2          27-10              24
  3. Partizani        10          7        3          24-12              22
  4. Tirana             10          5        5          19-16              16
  5. Vllaznia         10          5        5          17-20              13
  6. Lushnja         10          3        7          12-23                8
  7. Skënderbeu    9          1        8            7-25                5
  8. Elbasani          9          0        9            1-27                0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh