AlbanianSport.com 12.03.2016 08:35
ASNN – Barleti Volej nuk tutet nga Tirana, Kupa e Shqipërisë është për të zakonshmit. Në shpërndarjen e medaljeve dhe të kupës, trajneri Hasan Gurabardhi nuk ka shkuar ta marrë edhe si një shenjë pakënaqësie ndaj drejtuesve të Federatës Shqiptare të Volejbollit, çka duket ekziston edhe te bardheblutë.
Barleti Volej është fituese për herë të pestë e Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, ndërsa e merr këtë trofe për herë të tretë radhazi. Ashtu sikurse edhe sezonin e kaluar, edhe këtë herë ka qenë përballë Tiranës, që ka kërkuar të reagojë, duke e fituar setin e parë, por duke u mundur në fund 1-3.
Vllaznia është renditur në vendin e tretë në Kupën e Shqipërisë, teksa dje ka mundur 3-1 Teutën. E ka nisur mirë skuadra shkodrane lojën, teksa ka fituar dy setet e para 25-20 dhe 25-19. Por Teuta ka kthyer në lojë duke fituar setin e tretë 25-18. I katërti është i luftuar me dëshirën e durrsakeve për ta çuar në finale, por Vllaznia e ka mbyllur 3-1.
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Femra
Kalendari i fazës finale:
(11-12 mars 2016)
Të premten:
Barleti Volej – Vllaznia 3-0
Tirana – Teuta 3-0
Të shtunën:
Për vendet 3-4:
Vllaznia – Teuta 3-1
Finalja:
Barleti Volej – Tirana 3-1